Putin, një javë i zhdukur/ Zelensky ironizon: Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme
Vladimir Putin nuk është parë më në publik prej mbi një jave, dhe kjo e nxiti homologun e tij ukrainas Volodimir Zelensky të deklarojë se “shefit të Kremlinit nuk i ka mbetur shumë kohë”. Komenti nxiti reagime dhe të qeshura gjatë një paneli në konferencën e sigurisë në Munich. Por Zelensky insistoi për Policito duke thënë se “unë jam më i ri se Putini… Ai nuk ka shumë kohë, e dini”. Edhe pse fillimisht deklarata u prit me të qeshura nga audienca, ai shtoi: “Jo, jo, më besoni, kjo është e rëndësishme”, duke lënë të kuptohet se komenti kishte domethënie politike dhe jo personale. Deklaratat e tij erdhën në një moment kur në media u raportua se Putini kishte ditë që nuk shihej më në...
Burimi:
top-channel.tv