Putin nënshkruan ligin e ri, forcon kontrollin e inteligjencës së brendshme mbi internetin rus
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një ligj të ri, i cili i jep agjencisë kryesore të inteligjencës së brendshme të Rusisë kompetenca të reja për ta ndalur internetin brenda vendit. Legjislacioni, i nënshkruar më 20 shkurt, është më i fundit në një seri rregulloresh që forcojnë ndjeshëm mundësitë e autoriteteve për t’i kufizuar dukshëm lajmet dhe informacionet brenda Rusisë. Masa e re, e miratuar më herët gjatë javës nga ligjvënësit, i jep Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) fuqinë të kërkojë nga ofruesit e shërbimeve të internetit – qoftë celularë apo me linjë fikse – të çaktivizojnë ose të kufizojnë qasjen në rastet “e përcaktuara nga aktet rregullatore ligjore të presidentit të Federatës Ruse”. Ky veprim ia mundëson Putinit të vendosë vetë kur...
Burimi:
top-channel.tv