Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë për një operacion në këmbë pasi pësoi lëndime të rënda gjatë sulmeve ajrore, sipas raportimeve të medias së Kuvajtit “Al-Jarida”. Raporti mbetet i pakonfirmuar nga burime zyrtare, por sipas gazetës, Khamenei u evakuua nga Irani në fshehtësi të plotë dhe u transportua në Rusi me një avion ushtarak rus. Atje ai thuhet se iu nënshtrua një operacioni “të suksesshëm”, i cili sipas raportimit u organizua personalisht nga presidenti rus Vladimir Putin në një nga rezidencat presidenciale. Gazeta citon një burim të paidentifikuar pranë udhëheqësit iranian, sipas të cilit Mojtaba Khamenei u plagos në një nga shpërthimet e para të operacionit ushtarak të quajtur Epic Fury. Lëndimet e tij thuhet se...
Burimi:
top-channel.tv