“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

Një nga figurat e njohura pro-Kremlinit, avokati rus Ilya Remeslo, ka shkaktuar tronditje në opinionin publik pasi u kthye papritur kundër presidentit Vladimir Putin, duke kërkuar dorëheqjen dhe gjykimin e tij si kriminel lufte. Në një postim në Telegram drejtuar rreth 90 mijë ndjekësve, Remeslo publikoi një manifest me titull “Pesë arsye pse ndalova së mbështeturi Vladimir Putin”. Ai e cilësoi presidentin rus “të paligjshëm” dhe e akuzoi për një luftë të dështuar në Ukrainë, që sipas tij ka shkaktuar humbje të mëdha njerëzore dhe dëme serioze ekonomike për Rusinë. Në deklarata për mediat, 42-vjeçari theksoi se ushtria ruse nuk po avancon në Ukrainë dhe se konflikti po zhvillohet për territore të vogla pa përfitim real për vendin. Ai kritikoi gjithashtu sistemin e qeverisjes së...