Puthja e dorës pa miratim konsiderohet sulm seksual në Spanjë

Puthja e dorës pa miratim konsiderohet sulm seksual në Spanjë

foto ilustruese MADRID- Gjykata Supreme e Spanjës ka shpallur një vendim se puthja e dorës së një personi pa pëlqimin e tij përbën sulm seksual. Sipas AFP, vendimi është marrë pasi në vitin 2023 një burrë puthi dorën e një gruaje pa pëlqimin e saj në një periferi të Madridit dhe i kërkoi që ta shoqëronte duke i ofruar para. Gjykata vendosi dënimin ndaj burrit, i cili akuzohej për sulm seksual. Ai u dënua që të paguante një gjobë prej më shumë se 1,500 eurosh. Avokatët e të pandehurit kishin kërkuar që veprimi të riklasifikohej si ngacmim në rrugë, por gjykata konstatoi se çdo kontakt fizik me natyrë seksuale shkon përtej kësaj kategorie. Sipas vendimit të marrë më datë 5 mars, burri kishte “vepruar me...