‘Punojnë qëllimisht për të destabilizuar hemisferën tonë’ –  SHBA-të vendosin kufizime vizash për zyrtarët kilianë

‘Punojnë qëllimisht për të destabilizuar hemisferën tonë’ – SHBA-të vendosin kufizime vizash për zyrtarët kilianë

SHBA-të njoftuan të premten kufizime vizash për tre zyrtarë të qeverisë kiliane, për atë që e karakterizuan si minim të sigurisë rajonale. Departamenti i Shtetit tha se kishte përcaktuar se zyrtarët "me vetëdije drejtuan, autorizuan, financuan, ofruan mbështetje të konsiderueshme dhe/ose kryen aktivitete që kompromentuan infrastrukturën kritike të telekomunikacionit dhe minuan sigurinë rajonale në hemisferën tonë". Si rezultat, departamenti tha se individët dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë në përgjithësi nuk kanë të drejtë hyrjeje në SHBA. Departamenti tha se SHBA-të mbeten të përkushtuara për të kundërshtuar përpjekjet për të minuar sigurinë rajonale dhe për të përmbysur sovranitetin kombëtar. "Ne vazhdojmë të promovojmë llogaridhënien për shtetasit kilianë që punojnë qëllimisht për të destabilizuar hemisferën tonë", thuhet në deklaratën e DASH.