Pse vdiq Navalny? Zbulimi tronditës i britanikëve: Humbi jetën nga helmi i “bretkosës së shigjetës”

Pse vdiq Navalny? Zbulimi tronditës i britanikëve: Humbi jetën nga helmi i “bretkosës së shigjetës”

Alexei Navalny BRITANI E MADHE-Dy vite nga vdekja e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, Britania e Madhe dhe disa vende evropiane kanë deklaruar se ai është vrarë me një helm të sofistikuar, të zhvilluar nga një toksinë e njohur si epibatidine, e cila gjendet natyrshëm tek disa lloje bretkosash helmuese në Amerikën e Jugut. Deklarata u bë gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih nga Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, e cila theksoi se vetëm qeveria ruse kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të përdorur këtë toksinë vdekjeprurëse kundër Navalnyt gjatë burgimit të tij në Rusi. Mediat e huaja raportojnë se helmi - i përshkruar si "një nga më vdekjeprurësit në tokë" - është 200 herë më i fortë se morfina. Shkakton paralizë, vështirësi...