Pse Putini po bëhet gjithnjë e më popullor në Serbi?
Një flamur me shkronjën “Z”, simbol i pushtimit rus të Ukrainës, është pamja nga Beogradi në përvjetorin e luftës. Thirrjet e grupeve të krahut të djathtë “Vdekje Ukrainës” dhe “Lavdi Rusisë” përballë aktivistëve rusë kundër luftës, të cilët u përgjigjën me “Jo luftës” dhe “Rusi pa Putinin”. Kështu u shënua në Serbi përvjetori i katërt i pushtimit rus të Ukrainës, në një vend ku presidenti rus, Vladimir Putin, gëzon popullaritetin më të madh. Rusja Natalia i tha Radio Evropa e Lirë, gjatë një tubimi kundër luftës në Ukrainë ku po merrte pjesë, se ndien mbështetje për Putinin në mesin e popullsisë. “Në fakt, jo kudo. Kryesisht janë njerëzit e moshuar që janë disi nën ndikimin e propagandës ruse sepse ajo po përhapet këtu. Te të...
Burimi:
syri.net