“Provokim”/ Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në Egje në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan në Ankara
Në pragun e një takimit të rëndësishëm mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur sërish. Dy vendet, aleate në NATO, pritet të përballen në Ankara në kuadër të mbledhjes së “Këshillit Suprem të Bashkëpunimit Greqi-Turqi”, i cili nis punimet të hënën. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Erdogan dhe Mitsotakis do të jenë të pranishëm në takim, me mundësinë edhe të një takimi dypalësh të veçantë. Ky mekanizëm bashkëpunimi u krijua në vitin 2010, pas një periudhe tensionesh në Mesdheun Lindor, me synimin për të përmirësuar marrëdhëniet, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe turizmit. Megjithatë, rezultatet konkrete kanë qenë të kufizuara dhe këshilli është mbledhur vetëm pesë herë deri tani, hera e fundit në dhjetor...
Burimi:
top-channel.tv