Provinca kanadeze kërkon shkëputjen, falenderon Trumpin që i dha idenë

Provinca kanadeze kërkon shkëputjen, falenderon Trumpin që i dha idenë

Pjesa më e madhe e kanadezëve nuk e kanë pëlqyer idenë e Donald Trump-it për ta aneksuar vendin e tyre si shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara. Vetë propozimi kishte shkaktuar një valë patriotizmi dhe ndjenjash antiamerikane, që çuan në boshatisjen e rafteve të supermarketeve nga produktet amerikane dhe në fishkëllima ndaj himnit amerikan në ngjarje sportive. Por  tani po shfaqet një aspekt i ri: duket se jo e gjithë Kanadaja mendon njësoj. Provinca e Alberta-s, e konsideruar si “Teksas-i i Kanadasë” për shkak të prodhimit të brendshëm bruto dhe rezervave të naftës, do të vendosë brenda vitit me referendum nëse do të shkëputet nga pjesa tjetër e vendit dhe të bëhet autonome. Lëvizja për pavarësi thotë se duhet të falënderojë një amerikan të...