Protestat në Iran, Trump: Iranianët po kërkojnë lirinë, SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë
Presidenti Donald Trump deklaroi sot se iranianët po ‘kërkojnë lirinë”, teksa protestat vijojnë të përhapen në mbarë vendin, duke shtuar se Uashingtoni është i gatshëm të ofrojë mbështetje. “Irani po kërkon Lirinë, ndoshta si kurrë më parë,” shkroi Trump në platformën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social duke shtuar se “SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë!!!” Protestat në Iran kanë hyrë në ditën e katërmbëdhjetë me radhë, por ende nuk ka një informacion konkret lidhur me numrin e saktë të personave të arrestuar në qytete të ndryshme në Republikën Islamike. Demonstratat nisën më 28 dhjetor pranë Pazarit të Madh të Teheranit dhe më pas u përhapën në disa qytete të tjera të vendit. Të premten, Trump tha se Irani ndodhet “në telashe të mëdha”...
Burimi:
syri.net