Protestat në Iran, Trump: Do të godasim rëndë nëse vrasin protestues si në të kaluarën

Protestat në Iran, Trump: Do të godasim rëndë nëse vrasin protestues si në të kaluarën

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka përsëritur sërish kërcëniin e tij për ndërhyrje nëse sulmohen protestuesit teksa vala e protestave të reja në Iran ka hyrë në ditën e nëntë. Sipas aktivistëve, protestat janë zhvilluar në 26 provinca të vendit dhe se 19 protestues dhe një anëtar i forcave të sigurisë ishin vrarë. Trump paralajmëroi gjatë natës se autoritetet iraniane do të “goditeshin shumë rëndë” nëse vazhdojnë të sulmojnë protestuesit. “Po e ndjekim nga afër. Nëse fillojnë të vrasin njerëz siç kanë bërë në të kaluarën, mendoj se do të goditen shumë rëndë nga Shtetet e Bashkuara”, u tha ai gazetarëve në Air Force One, raporton BBC. Mëngjesin e së hënës, kryetari i parlamentit të Iranit tha se kërkesat legjitime të protestuesve duhet të dëgjohen...