Protestat në Iran, i dërguari i posaçëm i Trump pati takim sekret me djalin në mërgim të Shahut të fundit të Teheranit, Reza Pahlavi

Protestat në Iran, i dërguari i posaçëm i Trump pati takim sekret me djalin në mërgim të Shahut të fundit të Teheranit, Reza Pahlavi

Ndërsa protestat kundër regjimit në Iran u intensifikuan, me qindra vdekje, Steve Witkoff, i dërguari i Donald Trump, pati një takim sekret me djalin në mërgim të shahut të fundit të Iranit. Witkoff dhe Reza Pahlavi diskutuan trazirat gjatë fundjavës, zbulon Axios. Ky është takimi i parë i nivelit të lartë midis opozitës iraniane dhe administratës Trump që nga fillimi i protestave 15 ditë më parë. Pahlavi po përpiqet të pozicionohet si një udhëheqës kalimtar në rast të rënies së regjimit, por ai nuk është shumë popullor midis iranianëve. Sot, Presidenti Trump i bëri thirrje popullit iranian të “vazhdojë protestat” dhe të “pushtojë zyrat qeveritare”, ndërsa theksoi se “ndihma është rrugës”. Pahlavi është djali i Shahut që u rrëzua gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979....