Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Protestat në Iran hyjnë në ditën e nëntë, Trump paralajmëron ndërhyrjen e SHBA-së
Protestat në Iran, të nxitura nga kriza e thellë ekonomike dhe rënia e monedhës kombëtare, kanë hyrë në ditën e nëntë dhe janë përhapur në shumicën e provincave të vendit. Sipas aktivistëve, të paktën 19 protestues dhe një anëtar i forcave të sigurisë kanë humbur jetën. Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA-ja mund të reagojë ashpër nëse autoritetet iraniane vazhdojnë dhunën ndaj protestuesve. Ndërkohë, udhëheqja iraniane ka bërë thirrje për dëgjimin e kërkesave legjitime, por ka paralajmëruar masa të forta kundër atyre që i cilëson si të nxitur nga jashtë. Protestat nisën më 28 dhjetor në Teheran dhe u përhapën shpejt në qytete të tjera, me pjesëmarrjen e tregtarëve dhe studentëve. Ato përbëjnë valën më të gjerë të pakënaqësisë që nga protestat e...