Protestat në Iran/ Garda Revolucionare arreston një të huaj me akuzën e spiunazhit për Izraelin!
Agjencia e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit, tha se kishte arrestuar një të huaj të dyshuar për spiunazh për Izraelin. Lajmi u raportua sot nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve “Tasmin”. Protestat janë përhapur në të gjithë Iranin që nga 28 dhjetori, në përgjigje të inflacionit në rritje dhe shpejt u shndërruan në politike. Demonstruesit që kërkojnë fundin e sundimit teokratik. Mbi 60 persona raportohen të vrarë në përplasje dhe mijëra të arrestuar. Autoritetet akuzojnë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për nxitjen e trazirave. Teherani ka kërcënuar protestuesit se do të dënohen me vdekje.
Burimi:
syri.net