Protestat masive në Iran, arrestohen 279 persona të tjerë, dyshohet se janë të lidhur me…

Protestat masive në Iran, arrestohen 279 persona të tjerë, dyshohet se janë të lidhur me…

Autoritetet iraniane njoftuan se kanë arrestuar 279 persona që dyshohet se lidhen me “organizata trazirash” me lidhje me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara. Shefi i policisë së sigurisë publike, Faraja, tha se janë arrestuar 279 banditë dhe shkaktarë trazirash, sipas raportimit të transmetuesit shtetëror IRIB në Telegram. Zyrtarët iranianë akuzojnë SHBA-në dhe Izraelin për nxitje të paqëndrueshmërisë në vend dhe i kanë quajtur protestuesit “vandalë”. Protestat, që sipas autoriteteve kanë përfshirë rreth 180 qytete dhe qyteza në 31 provinca, u shkaktuan nga zemërimi për rënien e monedhës iraniane dhe rritjen e kostos së jetesës. Top Channel