Protestat e përgjakshme në Iran/ Khamenei fajëson Trump: SHBA po nxit demostratat
Të paktën 65 persona janë vrarë dhe më shumë se 2,300 janë arrestuar gjatë dy javëve të protestave antiqeveritare që kanë tronditur Iranin. Demonstratat janë përhapur në të paktën 100 qytete në të 31 provincat e Iranit, në një valë trazirash mbarëkombëtare për shkak të kushteve të rënduara ekonomike. Një ndërprerje e internetit në të gjithë vendin, e imponuar nga autoritetet, është gjithashtu duke vazhduar, sipas një organi mbikëqyrës. Autoritetet kishin ndërprerë aksesin në internet dhe linjat telefonike në Teheran dhe qytete të tjera të enjten. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të sulmojë Iranin nëse forcat e sigurisë përgjigjen me forcë, dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se SHBA- të mbështesin popullin e vendit . Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei,...
Burimi:
ntv.al