Protestat e Kurdëve: SHBA na tradhtoi/ Merr fund autonomia 14 vjecare e Rojava në Siri
Autoritetet siriane shpallën një armëpushim të ri me Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, pas marrjes së kontrollit mbi territore të gjera në lindje të vendit. Edhe pse zbatimi i marrëveshjes mbetet i paqartë, zhvillimi shihet si kolaps de facto i SDF-së dhe fundi i gati 14 viteve autonomi kurde në Siri. Që prej krijimit të saj në vitin 2015 me ndihmën e SHBA-së, SDF ishte partneri kryesor i Uashingtonit në luftën kundër ISIS-it dhe e shihte Amerikën si garant të mbijetesës së saj. Megjithatë, pas takimit të Sharaa-s me presidentin Trump, Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër ISIS-it, duke e bërë të panevojshme aleancën me SDF-në. Komandanti i SDF-së, akuzoi Uashingtonin për shkelje të premtimeve dhe braktisje politike. Ky ndryshim...
Burimi:
top-channel.tv