Protestat e fuqishme në Iran/ Më shumë se 50,000 njerëz të arrestuar nga autoritetet
Më shumë se 50,000 persona janë arrestuar në Iran nga autoritetet, tha sot një organizatë joqeveritare, duke thënë se shtypja vazhdon në vend. Republika Islamike shtypi me gjak një lëvizje të madhe proteste që shpërtheu në fund të dhjetorit dhe arriti kulmin më 8 dhe 9 janar në fillim të janarit. Autoritetet iraniane pranojnë se mijëra njerëz kanë vdekur, por thonë se shumica dërrmuese ishin anëtarë të forcave të sigurisë ose kalimtarë të vrarë nga “terroristët” që vepronin në emër të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), e cila më parë kishte raportuar më shumë se 42,000 arrestime, e rishikoi shifrën e saj lart sot, duke regjistruar tani të paktën 50,235 arrestime në lidhje me...
Burimi:
top-channel.tv