Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti në të gjithë vendin
Irani u përfshi të enjten në mbrëmje nga një ndërprerje pothuajse e plotë e internetit, ndërsa protestat kundër kushteve të rënda ekonomike u përhapën në të gjithë vendin, duke shtuar presionin mbi udhëheqjen politike. Ndërprerja u raportua fillimisht nga organizata NetBlocks, ndërsa autoritetet iraniane nuk dhanë një shpjegim zyrtar për shkakun, megjithëse në të kaluarën interneti është bllokuar shpesh gjatë protestave. Sipas organizatës Iran Human Rights (IHR), të paktën 45 protestues, mes tyre tetë fëmijë, janë vrarë nga forcat e sigurisë që nga fillimi i demonstratave në fund të dhjetorit. Të enjten, protestat u shtrinë në të 31 provincat e vendit, duke u shndërruar në lëvizjen më të madhe protestuese të tre viteve të fundit. Në rajonet kurde, tregtarët iu përgjigjën thirrjes për grevë të...