Protesta masive në Danimarkë dhe Groenlandë kundër planeve amerikane për ishullin arktik
Bota E Shtunë, 17 Janar 2026 16:51 Demonstrata të mëdha pritet të zhvillohen sot në Danimarkë dhe Groenlandë, në shenjë proteste kundër deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me marrjen nën kontroll të ishullit arktik. Sipas organizatorëve, protestat synojnë të dërgojnë një mesazh të qartë kundër çdo ideje që cenon sovranitetin e Groenlandës dhe të drejtën e banorëve të saj për vetëvendosje. Mijëra persona kanë njoftuar në rrjetet sociale se do të marrin pjesë në marshime dhe tubime të organizuara nga shoqata groenlandeze në qytete të ndryshme daneze. Protestat janë planifikuar të mbahen në Kopenhagë, Aarhus, Aalborg dhe Odense, si dhe në kryeqytetin e Gorenlandës, Nuuk.
Burimi:
kohajone.com