Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane

Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane

Protestat kundër fushatës së bombardimeve SHBA-Izrael ndaj Iranit janë përhapur në disa vende të botës, duke shkaktuar dhunë në Pakistan dhe Irak, ndërsa në disa qytete evropiane pati festime nga komunitetet iraniane në mërgim. Sipas raportimit të Reuters, të paktën 23 protestues u vranë në Pakistan, 10 në Karachi, pranë konsullatës amerikane, 11 në Skardu dhe 2 në Islamabad. Në Karachi, rojet e sigurisë së konsullatës amerikane hapën zjarr pasi protestuesit thyen perimetrin e jashtëm të sigurisë. Autoritetet lokale thanë se 34 persona u plagosën, ndërsa qeveria provinciale e Sindh urdhëroi hetim. Në qytetin verior Skardu, protestuesit i vunë flakën një zyre të OKB, sipas zyrtarëve lokalë. Në Islamabad, policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba për të shpërndarë mijëra persona që tentuan të marshonin drejt...