Prokuroria franceze kërkon ndalim 5-vjeçar për Marine Le Pen, rrezikohet kandidimi i saj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027

Prokuroria franceze kërkon ndalim 5-vjeçar për Marine Le Pen, rrezikohet kandidimi i saj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027

Prokurorët shtetërorë francezë i kanë kërkuar gjykatës së apelit të mbajë në fuqi ndalimin pesëvjeçar për të kandiduar në zgjedhje ndaj lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e dënuar për përvetësim të fondeve të Parlamentit Europian në një skandal me vende pune fiktive. Nëse gjykata e apelit e miraton kërkesën, Le Pen pritet të mos ketë mundësi të kandidojë në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2027. Prokuroria rekomandoi gjithashtu një dënim me katër vite burg, nga të cilat tre të pezulluara, ndërsa një vit të vuhet në arrest shtëpie me byzylyk elektronik, si edhe një gjobë prej 100 mijë eurosh. “Serioziteti i akuzave do të thotë se çdo sanksion tjetër do të ishte i pamjaftueshëm,” deklaroi të martën një nga prokurorët e çështjes,...