Projekti për rindërtimin e Gazës/ Nis puna e Komitetit administrativ në Kajro, i pranishëm edhe dhëndri i Trump
Projekti i madh i rindërtimit të Rripit të Gazës do të bazohet kryesisht në planin egjiptian arabo-islamik dhe nuk parashikon transferimin e rreth dy milionë banorëve të enklavës në territore të tjera. Komiteti teknokratik palestinez, i formuar së fundmi për administrimin e përkohshëm të Gazës, ka nisur punën në Kajro. Në takimin e parë mori pjesë edhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump. Në takim ishte i pranishëm gjithashtu diplomati bullgar Nickolay Mladenov, i cili pritet të ketë një rol kyç në fazën e dytë të planit amerikan për Gazën. Anëtarët e komitetit pritet të takohen sërish të shtunën. “Shpresojmë të shkojmë në Gaza javën e ardhshme ose atë pasuese. Puna jonë është atje dhe aty duhet të jemi”, tha burimi për AFP-në....
Burimi:
top-channel.tv