Problemet e çiftit Macron gjejnë zgjidhje në gjykatë, dënohen 10 persona

Problemet e çiftit Macron gjejnë zgjidhje në gjykatë, dënohen 10 persona

Një gjykatë në Paris ka shpallur fajtorë dhjetë persona për bullizim kibernetik ndaj Brigitte Macron, bashkëshortes së Presidentit francez Emmanuel Macron. Të dënuarit akuzohen se kanë përhapur informacione të rreme dhe komente dashakeqe në rrjetet sociale. Gjykata vendosi se të pandehurit kishin përhapur teori konspirative rreth gjinisë dhe seksualitetit të Zonjës së Parë, si dhe kishin bërë “komente dashakeqëse” për diferencën prej 24 vitesh mes çiftit presidencial. Për këto akuza, gjykata dha dënime me burg me kusht deri në tetë muaj për personat e përfshirë. Teoria e rreme se Brigitte Macron është një grua transgjinore ka qarkulluar në internet që nga viti 2017, kur Macron u zgjodh për herë të parë president. Vendimi i sotëm në Francë vjen në një kohë kur çifti Macron po...