Probleme teknike në Air Force One, Trump udhëton drejt Davos me avion rezervë

Probleme teknike në Air Force One, Trump udhëton drejt Davos me avion rezervë

Aeroplani presidencial Air Force One, ku udhëtonte Presidenti i SHBA, Donald Trump, drejt Zvicrës për samitin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, u detyrua të ndryshojë kurs dhe të kthehet mbrapsht në Uashington pas një problemi elektrik. Sipas raportimeve, dritat në kabinë u fikën për pak kohë menjëherë pas ngritjes, duke alarmuar ekuipazhin. Sekretarja e shtypit, Caroline Levitt, konfirmoi se vendimi për t’u kthyer u mor menjëherë pas zbulimit të defektit. Pas uljes në bazën ajrore Andrews, presidenti u nis sërish me një avion presidencial rezervë, duke shkaktuar një vonesë prej rreth dy orësh në itinerarin e tij. Në një intervistë për NewsNation, Trump përsëriti qëndrimin e tij mbi Groenlandën, duke e cilësuar si “të rëndësishme për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare”. Ai shtoi se projekti...