‘Problem shumë i madh’, Rubio denoncon refuzimin e Iranit për të diskutuar raketat balistike

‘Problem shumë i madh’, Rubio denoncon refuzimin e Iranit për të diskutuar raketat balistike

Pak orë para rifillimit të bisedimeve indirekte mes SHBA-së dhe Iranit në Gjenevë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Teherani “refuzon” të diskutojë programin e tij të raketave balistike, duke e cilësuar këtë si një “problem shumë të madh”. Gjatë një konference për shtyp në Saint Kitts and Nevis, Rubio theksoi se presidenti Donald Trump preferon një zgjidhje diplomatike të krizës. “Shpresoj që bisedimet të jenë produktive, por duhet të diskutojmë çështje përtej programit bërthamor të Iranit”, u shpreh ai, duke nënvizuar se programi i raketave mbetet pikë kyçe e mosmarrëveshjes. Një ditë më parë, Trump akuzoi Iranin se po punon për të zhvilluar raketa që mund të arrijnë territorin amerikan, duke pretenduar se Republika Islamike ka tashmë kapacitete që kërcënojnë Evropën dhe...