“Prioritet për sigurinë kombëtare”, Rubio: SHBA do ta blejnë Groenlandën, ose do të dërgojnë ushtrinë

“Prioritet për sigurinë kombëtare”, Rubio: SHBA do ta blejnë Groenlandën, ose do të dërgojnë ushtrinë

Shtëpia e Bardhë ngjalli shqetësim me deklaratën se presidenti Donald Trump po shqyrton  opsione për marrjen nën kontroll të Groenlandës, përfshirë edhe përdorimin e mundshëm të forcës ushtarake, duke ringjallur kështu ambicien e tij për të kontrolluar ishullin strategjik, pavarësisht kundërshtimeve nga Europa. Trump e sheh marrjen e Groenlandës si një prioritet të sigurisë kombëtare, të nevojshëm për të “penguar kundërshtarët tanë në rajonin e Arktikut”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. “Presidenti dhe ekipi i tij po diskutojnë një sërë mundësish për të ndjekur këtë qëllim të rëndësishëm të politikës së jashtme dhe, sigurisht, përdorimi i ushtrisë është gjithmonë një opsion në dispozicion të komandantit të përgjithshëm,” theksohet më tej. Ndërkohë, Wall Street Journal shkruan se Sekretari i Shtetit Marco Rubio u ka...