Princesha e kurorës e përfshirë në dosje, çështja ‘Epstein’ thellon krizën për Familjen Mbretërore të Norvegjisë
Publikimi i fundit i dosjeve që lidhen me Jeffrey Epstein po shkakton pasoja edhe në Norvegji, duke përfshirë disa figura të njohura publike. Mes tyre është edhe princesha e kurorës, Mette-Marit, emri i së cilës përmendet qindra herë në dokumentet e bëra publike. Zhvillimi vjen në një moment delikat për monarkinë norvegjeze, e cila po përballet paralelisht me një krizë të rëndë, pasi këtë javë ka nisur gjyqi për përdhunim ndaj djalit të princeshës së kurorës. Sipas dosjeve, Mette-Marit kishte qëndruar për disa ditë në vitin 2013 në një pronë të Jeffrey Epstein në Palm Beach, Florida. Familja mbretërore ka konfirmuar më pas se qëndrimi ishte organizuar përmes një miku të përbashkët. Në një deklaratë publike, princesha e kurorës ka pranuar përgjegjësinë për mungesën e...
Burimi:
top-channel.tv