Presioni i Trump, zbutet Irani/ Bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe përfaqësues të Teheranit, çfarë u diskutua në Gjenevë

Presioni i Trump, zbutet Irani/ Bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe përfaqësues të Teheranit, çfarë u diskutua në Gjenevë

Zyrtarët amerikanë dhe iranianë u takuan të enjten në Gjenevë, për një raund të tretë bisedimesh indirekte për armët bërthamore, që shihen si thelbësore për shmangien e konfliktit mes dy vendeve. Negociatat zhvillohen në një kohë që Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të godasë Teheranin, nëse nuk arrihet një marrëveshje bërthamore. Pas tre orësh bisedime në Gjenevë, zyrtarët e përfshirë në negociata thanë se kanë shkëmbyer “ide krijuese dhe pozitive”. Irani e sheh si të arritshme marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Nëse çështja kryesore e negociatave është parandalimi i Iranit nga prodhimi i armëve bërthamore, kjo do të ishte në përputhje me (dekretin fetar) të udhëheqësit suprem dhe doktrinën mbrojtëse të Iranit, dhe një marrëveshje e menjëhershme është e arritshme”, tha këshilltari i...