Presioni i SHBA-së në Iran, Trump vë në pikëpyetje qëndrimin e Teheranit: Si ka mundësi që nuk po reagojnë

Presioni i SHBA-së në Iran, Trump vë në pikëpyetje qëndrimin e Teheranit: Si ka mundësi që nuk po reagojnë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shpreh habi për faktin se Irani ende nuk ka bërë lëshime përballë rritjes së pranisë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme. Këtë e bëri të ditur i dërguari i tij special, Steve Witkoff, në një intervistë për Fox News. Sipas Witkoff, Trump është “kurioz” pse Teherani nuk ka reaguar ndaj presionit të shtuar, përfshirë paralajmërimet për një sulm të mundshëm të kufizuar nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin bërthamor iranian. “Nuk dua të përdor fjalën ‘i frustruar’, por ai pyet pse, nën këtë presion dhe me këtë prani detare në rajon, Irani nuk ka ardhur të thotë se nuk dëshiron armë bërthamore”, u shpreh Witkoff. SHBA dhe aleatët evropianë dyshojnë se Irani synon të zhvillojë armë bërthamore, një...