Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Kriza energjetike globale po hyn në një fazë edhe më të ndjeshme, ndërsa Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë Bashkimin Europian me masa që mund të ndikojnë drejtpërdrejt furnizimin me gaz. Administrata e Donald Trump ka sinjalizuar se mund të kufizojë aksesin e favorshëm të Europës në gazin natyror të lëngshëm (LNG), nëse nuk arrihet një marrëveshje për tarifat tregtare mes palëve. Corriere della Sera në një artikull të saj, analizon situatën në Europë dhe mundësinë e një krize globale. Racionim karburanti në disa vende Slovenia është ndër vendet e para në Europë që ka vendosur kufizime, duke ndaluar shitjen e benzinës dhe naftës mbi 50 litra në ditë. Masa synon të frenojë edhe fenomenin e grumbullimit të karburantit nga qytetarë të vendeve fqinje si Italia dhe Austria....