Presidenti serb Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Bordi i Paqes, i cili u iniciua të enjten në Davos, para së gjithash e ka ndarë edhe më tej Evropën dhe se e ardhmja nuk do të jetë e lehtë. “Ky Bord i Paqes, para së gjithash, e ka ndarë edhe më shumë Evropën. Vendet e BE-së ose nuk marrin pjesë, ose ende nuk janë deklaruar për këtë çështje. E ardhmja nuk do të jetë e thjeshtë”, theksoi Vuçiç në një deklaratë për gazetarët në Davos. I pyetur se çfarë do të thotë ky Bord për botën, ai tha se ende nuk është plotësisht i sigurt. “Disa thonë se është një organizatë paralele me Kombet e Bashkuara. Nuk jam i sigurt dhe nuk mendoj se kjo është e mundur në mënyrë të thjeshtë....
Burimi:
javanews.al