Presidenti serb Aleksandar Vuçiç: Sulmi ndaj Iranit si bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi në 1999

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç: Sulmi ndaj Iranit si bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi në 1999

Presidenti i Serbi, Aleksandar Vučić, deklaroi se sulmet e Shtetet e Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit do të kenë “pasoja afatgjata në skenën politike globale”, duke i krahasuar ato me bombardimet e NATO-s kundër Jugosllavisë në vitin 1999. Në një intervistë për një televizion privat, Vuçiç tha se qëllimi i sulmeve është rrëzimi i qeverisë iraniane, njësoj siç, sipas tij, objektivi në vitin 1999 ishte rrëzimi i Slobodan Milošević. Ai argumentoi se bëhet fjalë për një përpjekje për ndryshim regjimi dhe për orientimin e Iranit drejt “vlerave perëndimore”. Presidenti serb shtoi se SHBA-të mund të synojnë t’i imponojnë Iranit një model qeverisjeje të ngjashëm me atë të Venezuelës, duke aluduar për vendosjen e një figure politike të pranueshme për Perëndimin. Sipas tij, “ligji i fuqisë”...