Presidenti korean Lee Jae- myung: Marëdhëniet Kore e Jugut – Kinë kanë hyrë në një fazë të re
Me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping, presidenti i Koresë së Jugut Lee Jae-myung do të bëjë një vizitë shtetërore në Kinë nga 4 deri më 7 janar. Gjatë intervistës së dhënë për CMG-në në prag të vizitës, presidenti Lee Jae-myung u shpreh se aktualisht situata ndërkombëtare është e trazuar dhe mosmarrëveshjet midis disa vendeve po intensifikohen. Në këtë sfond, marrëdhëniet mes Koresë së Jugut dhe Kinës kanë një rëndësi të madhe. Paqja dhe qëndrueshmëria, respekti i ndërsjellë dhe lulëzimi i përbashkët në Azinë Verilindore janë temat e përbashkëta për Korenë e Jugut dhe Kinën. Pa dyshim, në një periudhë të kaluar, midis Koresë së Jugut dhe Kinës ka pasur disa keqkuptime ose mosmarrëveshje, të cilat kanë penguar zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Mund të thuhet...
Burimi:
javanews.al