Presidenti iranian konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës
Masoud Pezeshkian TEHERAN- Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka konfirmuar vrasjen e ministrit të Inteligjencës Esmail Khatib, pasi Izraeli lajmëroi se vrau Khatibin në një sulm gjatë natës. Pezeshkian e ka quajtur sulmin ndaj tij “vrasje tinëzare”. “Vrasja tinëzare e kolegëve të mi të dashur Esmail Khatib, Ali Larijani dhe Aziz Nasirzadeh, së bashku me disa anëtarë të familjeve të tyre dhe ata që i shoqëronin na ka lënë në zi”, ka shkruar ai në X. Vdekjet e Larijanit, shefi i sigurisë, dhe Nasirzadehut, ministri i Mbrojtjes, janë konfirmuar më parë./ZËRI
Burimi:
zeri.ai