Presidenti iranian: Kanë nisur përpjekjet për të ndalur luftën me SHBA dhe Izraelin
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, për herë të parë njoftoi se disa vende kanë nisur përpjekje për ndërmjetësim për të përfunduar luftën me SHBA-të dhe Izraelin. Ai theksoi se çdo bisedim duhet të adresojë ata që filluan konfliktin. Katari, Turqia, Egjipti dhe Omani kanë ofruar ndërmjetësim që nga sulmet e përbashkëta amerikano-izraelite të nisura të shtunën e kaluar. Megjithatë, dy ditë më parë, ministria e jashtme e Iranit theksoi se ky është moment për mbrojtjen e vendit, jo për diplomaci. Pezeshkian shkroi në rrjetin X: Disa vende kanë nisur përpjekje ndërmjetësimi. Të jemi të qartë: ne jemi të përkushtuar për paqe të qëndrueshme në rajon, por nuk hezitojmë të mbrojmë dinjitetin dhe sovranitetin e kombit tonë. “Ndërmjetësimi duhet të adresojë ata që nënvlerësuan popullin iranian...
Burimi:
javanews.al