Presidenti i Kolumbisë i përgjigjet Trump: Nëse sulmohemi, do të rrëmbej armët

Presidenti i Kolumbisë i përgjigjet Trump: Nëse sulmohemi, do të rrëmbej armët

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro ka paralajmëruar se do të “rrëmbejë armët” nëse Shtetet e Bashkuara vendosin ta sulmojnë atë ose vendin e tij, pas një sërë kërcënimesh nga Donald Trump. Në një postim në X, Petro theksoi përpjekjet e tij për të luftuar tregtinë e drogës, të cilën Trump e ka kritikuar, dhe tha se sulmet ushtarake amerikane ndaj trafikantëve të drogës në Kolumbi rrezikojnë të vrasin fëmijë dhe të inkurajojnë rekrutë të rinj në lëvizjet separatiste që kanë qenë në konflikt me shtetin për dekada të tëra. “Dhe nëse ata arrestojnë një president që ka mbështetjen dhe respektin e një pjese të madhe të popullit, ata do të nisin një kryengritje popullore”, shtoi Petro. Petro, një ish-anëtar i grupit të armatosur rebel M19, tha...