Presidenti i Kinës Xi Jinping viziton Korenë e Veriut, pritet me ceremoni madhështore dhe të shtëna topi nga Kim Jong Un

Presidenti i Kinës Xi Jinping viziton Korenë e Veriut, pritet me ceremoni madhështore dhe të shtëna topi nga Kim Jong Un

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, mbërriti të hënën në Korenë e Veriut për një vizitë shtetërore dyditore, e para e tij në Phenian pas shtatë vitesh. Xi u prit me nderime të larta nga lideri koreano-verior Kim Jong Un dhe bashkëshortja e tij, Ri Sol Ju. Ceremonia zyrtare në Sheshin Kim Il Sung u shoqërua me parada, gardë nderi, flamuj dhe mijëra qytetarë të organizuar për të përshëndetur delegacionin kinez. Vizita vjen në një moment të rëndësishëm gjeopolitik, vetëm pak javë pasi Xi zhvilloi takime të ndara me presidentin amerikan Donald Trump dhe homologun rus Vladimir Putin. Ajo konsiderohet si një sinjal i qartë se Pekini synon të forcojë më tej marrëdhëniet tradicionale me Phenianin dhe të riafirmojë rolin e tij si partneri kryesor ekonomik...