Presidenti i Amerikës, Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Presidenti i Amerikës, Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Bota E Premte, 30 Janar 2026 21:22 Presidenti i Amerikës, Donald Trump thotë se Irani do të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje përmes bisedimeve, në mënyrë që të mos përballet me veprime ushtarake amerikane. “Mund të them këtë: ata duan të bëjnë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. I pyetur nëse i kishte vendosur Iranit afat për të hyrë në bisedime mbi programet e tij bërthamore dhe raketore, Trump tha “po, e kam bërë”, por nuk deshi të tregonte se çfarë afati. “Kemi një armatë të madhe, flotë quajeni si të doni që po shkon drejt Iranit pikërisht tani”, tha Trump, duke iu referuar një grupi aeroplanmbajtësish amerikanë në ujërat pranë Iranit. Trump përmendi atë që ai e quajti vendim të Iranit...