Presidenti gjerman bën thirrje për solidaritet me Ukrainën gjatë festave

Presidenti gjerman bën thirrje për solidaritet me Ukrainën gjatë festave

Bota E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 10:36 Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u ka bërë thirrje qytetarëve gjermanë dhe mbarë evropianëve që të tregojnë solidaritet me popullin e Ukrainës, i cili vazhdon të përballet me sulmet e Rusisë, në mesazhin e tij zyrtar të Krishtlindjes të publikuar sot. Në fjalimin e tij, Steinmeier theksoi rëndësinë e lidhjeve njerëzore në këtë periudhë festive, duke nënvizuar se Krishtlindjet janë një moment për të forcuar marrëdhëniet familjare, miqësitë dhe ndjenjën e përkatësisë shoqërore. Sipas tij, kjo ndjenjë nuk duhet të kufizohet vetëm brenda kufijve kombëtarë, por duhet të shtrihet edhe drejt atyre që vuajnë përtej tyre. “Mbështetja dhe solidariteti ynë nuk kufizohen vetëm tek ata që janë gjeografikisht pranë nesh. Ne mendojmë, për shembull, për popullin e Ukrainës,...