“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje
President Donald Trump po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi. Lajmi, sipas Euractiv, u dha të dielën nga ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Ann Guilfoyle gjatë prezantimit të dokumentarit të ri të Melania Trump në kryeqytetin grek. “E di që presidenti do të vijë, dhe mezi pres që të dy ata, përfshirë Melaninë, të vijnë e të vizitojnë Greqinë. Do të ishte një nder i jashtëzakonshëm për Greqinë” tha ajo. Guilfoyle nuk dha një datë konkrete dhe as nuk sqaroi nëse Trump do të ndalet edhe në vende të tjera të rajonit, si Izraeli, Qiproja apo Turqia, të gjitha me peshë strategjike për SHBA. Njoftimi për vizitën e president Donald Trump ka peshë politike për Europën Juglindore, një rajon i përfshirë prej vitesh në tensione...
Burimi:
javanews.al