“Predator”/ Gjykata greke vendos dënimin me 128 vite burg për skandalin e përgjimeve

“Predator”/ Gjykata greke vendos dënimin me 128 vite burg për skandalin e përgjimeve

Një vendim i gjykatës greke të Shkallës së Parë në çështjen e përgjimeve me programin e dyshuar spiun “Predator” riktheu sot në qendër të debatit politik një nga skandalet më të diskutueshme të viteve të fundit në vend. Gjykata shpall fajtorë katër të pandehur duke mos u njohur asnjë rrethanë lehtësuese. Bëhet fjalë për Ioannis Lavranos, Felix Bittzios, si dhe çiftin Tal Jonathan Dilian dhe Sarah Alexandra Hamou, sipërmarrës privatë nga Greqia dhe Izraeli, të lidhur me kompanitë Intellexa dhe Krikel, të cilat, sipas dosjes, kishin rol në zhvillimin, tregtimin ose mbështetjen teknike të softuerit të përgjimit Predator. Gjykata vendosi dënime që në total arrijnë 126 vite e 8 muaj burg, ndërsa pjesa e ekzekutueshme u përcaktua 8 vite. Megjithatë, u dha fuqi pezulluese apelimit,...