“Precedent i rrezikshëm për paqen”/ Brazili, Meksika e Spanja dalin kundër veprimeve të SHBA-së në Venezuelë: Bien ndesh parimeve të Kartës së OKB-së

“Precedent i rrezikshëm për paqen”/ Brazili, Meksika e Spanja dalin kundër veprimeve të SHBA-së në Venezuelë: Bien ndesh parimeve të Kartës së OKB-së

Qeveritë e Brazilit, Kilit, Kolumbisë, Meksikës, Uruguait dhe Spanjës kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke riafirmuar angazhimin e tyre ndaj parimeve të Kartës së OKB-së. “Shprehim shqetësimin tonë të thellë dhe refuzimin e veprimeve ushtarake të kryera në mënyrë të njëanshme në territorin e Venezuelës, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht ndalimin e përdorimit dhe kërcënimit me forcë, si dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve, të sanksionuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë. Sipas tyre, veprimet e SHBA-së përbëjnë “një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për paqen dhe sigurinë rajonale” dhe rrezikojnë popullsinë civile. Vendet nënvizuan se zgjidhja për situatën në Venezuelë duhet të vijë përmes “mjeteve paqësore”, si “dialogu” dhe “negociatat”. Ata...