Pranon se kishte pasur afera me dy gra ruse, Bill Gates u kërkon falje punonjësve për marrëdhënien e tij me Epstein

Pranon se kishte pasur afera me dy gra ruse, Bill Gates u kërkon falje punonjësve për marrëdhënien e tij me Epstein

Bill Gates “mori përgjegjësinë për veprimet e tij” në lidhje me marrëdhënien me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein gjatë një takimi me stafin e Fondacioni Bill & Melinda Gates, konfirmoi një zëdhënës i organizatës në një deklaratë për Reuters. Reagimi erdhi pas një raporti të publikuar nga The Wall Street Journal, sipas të cilit Gates u kishte kërkuar falje punonjësve të fondacionit për lidhjet e tij me Epstein. Dokumente të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA tregojnë se Gates dhe Epstein janë takuar disa herë pas lirimit të financierit nga burgu, për të diskutuar zgjerimin e aktiviteteve filantropike të bashkëthemeluesit të Microsoft. Sipas raportit, Gates e cilësoi si “një gabim të madh” faktin që kishte kaluar kohë me Epstein dhe që e kishte vendosur...