Prag lufte/ Ushtria amerikane lëviz aeroplanmbajtësen Lincoln afër Iranit

Prag lufte/ Ushtria amerikane lëviz aeroplanmbajtësen Lincoln afër Iranit

Shtetet e Bashkuara shtojnë presionin ushtarak ndaj Iranit. Pentagoni ka njoftuar zhvendosjen e aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln nga Deti i Kinës Jugore në Lindjen e Mesme. Kështu raporton media The Hill. Aeroplanmbajtësja dhe grupi i saj goditës u panë duke u drejtuar në perëndim, larg rajonit Indo-Paqësor, sipas imazheve të ofruara nga Copernicus, një kompani të dhënash satelitore që monitoron trafikun detar. Zhvendosja do të zgjasë rreth një javë. “Kemi shpëtuar shumë jetë”, thotë Presidenti Donald Trump gjatë një bisedë telefonike me NBC News, duke iu referuar ndalimit të dukshëm të vrasjeve dhe ekzekutimeve të protestuesve nga regjimi i Teheranit. Megjithatë, presidenti nuk sqaroi nëse ka ndërmend të vazhdojë me veprime ushtarake kundër Iranit, duke u përgjigjur thjesht: “Nuk do t'jua them”. Këshilltarët e Trump...