“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste
Tensionet kanë përfshirë Kubën, ku në disa qytete, ndër të cilat Moron, kanë shpërthyer protesta të dhunshme. Qytetarët kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësinë ndaj krizës politike dhe ekonomike, e në Moron, tubuesit i vunë flakën zyrave të Partisë Komuniste, në shenjë zemërimi me lidershipin e vendit. Një nga arsyet kryesore të valës së indinjatës janë ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike, të cilat shpesh zgjasin më shumë se 20 orë, duke vështirësuar jetën e përditshme dhe aktivitetet ekonomike të qytetarëve. Kuba nga ana tjetër përballet edhe me probleme të mëdha të furnizimit me ushqime dhe karburant, gjë që ka ashpërsuar tensionet sociale dhe i ka nxitur qytetarët të kërkojnë ndryshime. Video të publikuara tregojnë protestues në Moron duke ndezur zjarre në rrugë,...
Burimi:
top-channel.tv