Porsche, BMW dhe një vilë në Arizona/ Vodhën mbi 3 milionë dollarë nga qeveria amerikane, arrestohet ushtaraku dhe bashkëshorti i tij

Porsche, BMW dhe një vilë në Arizona/ Vodhën mbi 3 milionë dollarë nga qeveria amerikane, arrestohet ushtaraku dhe bashkëshorti i tij

Një anëtar i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe bashkëshorti i tij akuzohen për vjedhjen e mbi 3 milionë dollarëve nga qeveria amerikane. Ata përballen me 12 akuza penale, pasi dyshohet se kanë përvetësuar mbi 3 milionë dollarë nga fondet e qeverisë amerikane, duke përdorur më pas paratë për të blerë makina luksoze dhe një vilë në Arizona. Sipas njoftimit të institucioneve amerikane, Richard Stefon Ramroop, 35 vjeç, dhe Manuel George Madrid, 32 vjeç, akuzohen për një skemë që dyshohet se ka funksionuar nga janari 2022 deri në dhjetor 2025. Prokuroria pretendon se Ramroop, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si farmacist në Bazën Ajrore Davis-Monthan Air Force Base, ka porositur mijëra pajisje mjekësore me fondet e taksapaguesve. Më pas, sipas autoriteteve, çifti i ka rishitur pajisjet...