Polonia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, detyron platformat të verifikojnë moshën e përdoruesve

Polonia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, detyron platformat të verifikojnë moshën e përdoruesve

Polonia po planifikon të miratojë një ligj të ri që do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke detyruar platformat të verifikojnë moshën e përdoruesve dhe duke vendosur gjoba për kompanitë që nuk zbatojnë rregullat. Ministrja e Arsimit, Barbara Nowacka, deklaroi për Bloomberg News se projektligji do të paraqitet nga partia në pushtet, Platforma Qytetare, ndërsa synohet që ligji të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2027. Sipas saj, niveli i gjobave për platformat që mbeten të aksesueshme për përdoruesit e mitur është ende në diskutim. “Po shohim shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve, po shohim një rënie të kapacitetit të tyre intelektual”, theksoi ministrja, duke argumentuar se kufizimi synon mbrojtjen e të miturve nga efektet negative...