Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Nuk rrimë duarkryq para Rusisë
Polonia ka nisur forcimin e mbrojtjes së kufirit të saj lindor pas vendimit për t`u tërhequr nga Konventa e Otavës, traktati ndërkombëtar i vitit 1997 që ndalon përdorimin e minave tokësore. Lëvizja e saj, e cila lidhet drejtpërdrejt me situatën e sigurisë në rajon sidomos pas agresionit rus në Ukrainë, vjen pas disa paralajmërimeve të bëra vitin e kaluar. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Pawel Zalewski, insistoi se minat kundër njerëzve dhe ato antitank janë pjesë e rëndësishme e strukturës mbrojtëse që Polonia po ndërton në krahun lindor të NATO-s. Ai theksoi se vendi duhet të përgatitet përballë qasjes agresive të Rusisë ndaj fqinjëve të saj. Polonia e kishte ratifikuar Konventën në vitin 2012 dhe i kishte shkatërruar rezervat e saj të minave. Megjithatë, pas fillimit të...
Burimi:
top-channel.tv